12:50 / E Premte, 08 Prill 2022 / k.v

Policia me aksion anti-kontrabanë edhe në Shtërpcë

Përveç aksionit që po zhvillohet në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, policia ka zbarkuar edhe në Shtërpcë.

Cak i këtij aksioni janë kontrabanduesit e mallrave nga Serbia, raporton IndeksOnline.

Dyshohet se malli ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale dhe ishte stacionuar fillimisht në një depo në lagjen e boshnjakëve e nga aty ishte shpërndarë nëpër rajone tjera të Kosovës./IndeksOnline/