75 Mall Live Search
15:11 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / A. M.

Policia me aksion në bankën paralele serbe në Leposaviq

Policia e Kosovës me urdhëresë të Gjykatës së Mitrovicës Veriore janë duke kryer bastisje në bankën paralele serbe në Leposaviq në Drejtorinë e Thesarit.

Ky aksion është duke vazhduar ende dhe lidhet me ato që u realizuan javën e kaluar për mbylljen e bankave paralele serbe.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Kosovës, Veton Elshani, ka konfirmuar për “Indeksonline” se pas përfundimit të aksionit për opinionin publik do të ketë detaje shtesë.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë po bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbisë, Dega në Kosovë dhe Drejroria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviç. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash që ka të bëjë me bankat më herët”, ka thënë Elshani për Indeksonline.