Policia me aksion në Ferizaj, ndëshkon dy shoferë për shkelje të rënda të rregullave të trafikut
Me datën 26 tetor rreth orës 21:10 në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Fshatin Vjetër në Ferizaj, në zonën me kufizim 50 km/h, është ndaluar shoferi L.B. (27 vjeç), i cili po lëvizte me veturën MBË, me shpejtësi 112 km/h.
Ndaj tij policia i ka shqiptuar gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj.
Ndërsa me datën 29 tetor rreth orës 14:10 në rrugën Ferizaj–Varosh–Gërlicë, ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h, shoferi B.F. (18 vjeç) me veturën VË Golf, është ndaluar duke lëvizur me shpejtësi 168 km/h.
Ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 6 muaj.
Sipas njoftimit matjet e shpejtësisë janë bërë me radar laserik, ndërsa në të dy rastet shoferët janë përjashtuar nga trafiku./Indeksonline/

