75 Mall Live Search
13:24 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / OSH

Policia me aksion në Gjakovë/Arreston një person dhe konfiskon AK-47, fishekë, thikë..

Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës në Gjakovë ka kryer një kontrollë në fshatin Firajë-Gjakovë në mëngjesin e së mërkurës.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta që kontrollat janë kryer në dy shtëpi dhe disa objekte nën dyshimin për veprën penale “Blerje dhe shitje të substancave narkotike”.

Po ashtu, IndeksOnline mëson se Policia ka konfiskuar një armë automatike AK-47, katër fishekë të revoles, një thikë ushtarake, një shufër metalike dhe një peshore elektronike.

I dyshuari për veprën penale “Blerje dhe shitje të substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëe”, F.K gjendet ende në arrati kurse i dyshuari R.K është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/