75 Mall Live Search
11:28 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / Z S

Policia me aksion në Leposaviq, gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, përkatësisht në stacionin policor- Leposaviq, me datat 19.12.2025 dhe 20.12.2025, janë iniciuar dy raste për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në rastin e parë gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) armë gjuetie,

1 (një) karabinë,

1 (një) armë të llojit AK-47,

240 (dyqind e dyzet) fishekë,

1 (një) palë dylbi.

Si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe:

1 (një) pushkë ajrore,

mekanizëm për barut,

1 (një) thikë ushtarake,

1 (një) frotroll për revole.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.

Ndërsa në rastin e dytë me datën 20.12.2025, rreth orës 06:45, policia ka arrestuar personin R.R. (1965), pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) pushkë gjuetie,

1 (një) pushkë gjysmautomatike,

1 (një) bombë dore,

2 (dy) tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/