Policia me aksion në Mitovicë, sekuestron armë dhe municione, arrestohet një person

Policia e Kosovës më saktësisht hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e një person të dyshuarit.
Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar:
Pesë (5) armë të gjata;
Një pistoletë me katër karikatorë;
Katërqind e dyzet e shtat (447) fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’ dhe ” Dhunë në familje “./Indeksonline/