20:25 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Policia me aksion në Podujevë, shqiptohen gjoba për shoferët që ndaluan veturat në trotuare

Shpesh herë shoferët vendosin që t’i thyejnë rregullat e komunikacionit, teksa janë në qarkullim e sipër.

Por një gjë të tillë po e bëjnë edhe shpesh herë kur ndalojnë veturat e tyre.

Veturat të shumta janë parë të parkuara sonte trotuareve të komunës së Podujevës. Për të shmangur këtë parregullsi, Policia e Kosovës në rajonin e Podujevës është përkujdesur që të shqiptojë gjoba, në mënyrë që veprime të tilla të mos-përsëriten më nga shoferët, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që në Podujevë këto ditë është shkaktuar një tollovi e qarkullimit dhe ndalimit të veturave edhe për shkak të punëve që po bëhen për rregullimin dhe ndryshimet tek pjesa e sheshit.

Pavarësisht kësaj, shoferët janë të obliguar të respektojnë rregullat e trafikut dhe assesi të mos-ndalojnë në vendet përkatëse për këmbësorët./Indeksonline/