Policia me aksion në veri, gjenden armatim dhe mjete ushtarake

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 09:45 Njësia e hetimeve e stacionit policor Zveçan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje të tjera ushtarake.
Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë:
1 Uniformë ushtarake kamufluese,
5 karikator me 132 fishekë të armës AK-47,
5 futrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,
4 palë pantallona ushtrake,
4 jakne – xhaketa ushtarake,
3 fotrolla të radiolidhjeve,
1 antiplumb,
2 rripa brezi ushtarak
1 jelek taktik,
1 çantë taktike
1 helmetë e gjelbër
1 kapelë dhe
1 dritë rrotative
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.
Ndërsa kanë njoftuar se deri tani nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë, i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti ështu duke u hetuar nga organet kompetente./IndeksOnline/