75 Mall Live Search
21:57 / E Premte, 31 Tetor 2025 / F.R

Policia me aksion në Viti, parandalon kontrabandimin e 22 gjedhëve të gjalla

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion për një rast të kontrabandimit të kafshëe të gjala në Viti, saktësishtë në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Burimet e IndeksOnline kanë pohuar se është ndalur i dyshuari me inicialet M.I., i cili po transportonte rreth 22 krerë gjedhe të gjalla.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se kafshët janë sekuestruar sipas procedurave ligjore.

Rasti është referuar për hetime të mëtejme në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe autoritetet doganore kompetente.

Redaksia ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar rreth rastit./IndeksOnline/