75 Mall Live Search
08:36 / E Premte, 16 Janar 2026 / Z S

Policia me aksion në Vushtri, sekuestrohen armë e fishekë

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pas marrjes së informatës kanë kryer bastisje në dy lokacione.

Në lokacionin e parë nuk është gjetur diçka e dyshimtë, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, një armë e gjuetisë, një armë tytë shkurtër, një karikator, 28 fishekë të llojeve të ndryshme, 16 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe një çantë për vendosjen e fishekëve.

Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.