Policia me apel për komunikacion, pas reshjeve të shiut

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha të shiut në disa zona të Kosovës.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së veturës dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës apelon:
Të vozitni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë.
NGASJE E SIGURT NË SHI!
Ju lutemi mbani parasysh këto këshilla thelbësore:
MBAJ DRITAT E NDEZURA
Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët.
ZVOGËLONI SHPEJTËSINË
Rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë – udhëtoni me kujdes.
SHMANGNI SHPËRQENDRIMET
Mos përdorni telefonin – qëndroni të përqendruar te rruga.
KRIJONI DISTANCË PASUESE MES MJETEVE
Mos i qëndroni shumë afër makinës para jush – parandaloni aksidentet.
Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi!
Siguria është në duart tuaja.
Kontakti i Policisë së Kosovës:
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999