75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia me detaje për vdekjen e vajzës, në Prishtinë

Një person i gjinisë femërore është gjetur sot pa shenja jete në një banesë, në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen edhe Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Emshir” të Prishtinës. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”.

Ndryshe, burime të Indeksonline mësojnë se viktima është A.K, vajza e një akademiku kosovar, derisa mendohet se e ndjera se kishte pasur probleme shëndetësore. /Indeksonline/