75 Mall Live Search
12:53 / E Diele, 30 Janar 2022 / MSH

Policia me gjoba për kundërvajtje në komunikacion, denohen 4 persona në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar 4 persona të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion.

Në lidhje me këtë,  policia ndaj 3 shoferëve që tejakaluan në vijë të plotë u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit.

“Ndërsa ndaj një shoferi tjetër, policia inicioi fletëparaqitje për gjykatë dhe e përjashtoi nga komunikacioni ngaqë ai veç tejkalimit në vijë të plotë nuk e kishte të dhënë provimin për patent shofer!” thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj gjithashtu ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, teksa ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.