Policia me kapacitete të plota në Prishtinë, duke zbatuar vendimin e Qeverisë

Janë bërë më shumë se nëntë muaj, prej kur qytetarët e Republikës së Kosovës, ashtu si edhe pjesa më e madhe e botës, po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.
Ndërsa përgjatë këtyre muajve, janë institucionet gjegjëse atyre që iu ka rënë barra dhe janë në vijën e parë të frontit.
Veç punëtorëve shëndetësorë, rol të madh, madje me kapacitet të plotë, janë njësitet e Policisë së Kosovës.
Gjatë këtij vikendi, ku qeveria mori masë për futjen e 6 qyteteve në karantinë, ndërsa në gjithë territorin e Republikës janë të mbyllura bizneset, përfshirë dhe gastronominë, policët janë parë në çdo cep të vendit.
IndekSonline sjellë pamje se në Prishtinë, policia janë angazhuar me gjitha kapacitetet për ta zbatuar vendimin në fjalë.
E njësoj po veprohet edhe ne komunat e tjera, ndërsa po vazhdon kontrolli, për të siguruar rend dhe ligj./Indeksonline

