75 Mall Live Search
23:29 / E Premte, 06 Mars 2026 / MSH1

Policia me kontroll të detajuar në Emshir të Prishtinës, dyshohet për të shtëna me armë

Një incident raportohet të ketë ndodhur sonte në lagjën Emshir, në kryeqytet.

Në lokacionin e njohur si “Te Kullat e Arabëve” dyshohet se ka ndodhur një kacafytje mes disa personave, që është pasuar me të shtëna me armë zjarri, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore, të cilat menjëherë kanë nisur ekzaminimin e vendit dhe kontrollet e detajuara.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për rastin./IndeksOnline/