16:37 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Policia me kontroll të shtuar ndaj ngasësve të motoçikletave, vetëm në prill 77 skuter të konfiskuar

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti  rajonal i trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet  e fundit që  i ka bërë  situatës së sigurisë  në trafik,  që nga data 26 prill 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të  motoçikletave.

Vetëm gjatë muajit prill për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, në zonën e përgjegjësisë  së  Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, janë shqiptuar 11184 gjoba.

Ndërsa sa i përket planit që ka filluar që nga data 26 prill, deri sot janë shqiptuar  këto masa:

-Masë administrative – 77  skuter te konfiskuar

-Masë administrative ndaj 44  (katerdhjet e katër)  ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer,

-Masë administrative ndaj 32  (tridhjet e dy )  ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse

-Masë administrative ndaj 52 ( pesdhjet e dy )   ngasësve të motoçikletave pa regjistrim.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

No description available.