10:45 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia me kontrolla të rrepta sigurie në pikat kufitare (Foto)

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë pas vrasjes së Oliver Ivanoviq. Në pikat kufitare janë duke u bërë kontrolle detajuese ndaj personave dhe veturave që kalojnë në çdo pikë.

Për zbardhjen e këtij rasti, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

“Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë” thuhet në kërkesën e Qeverisë./Indeksonline/