75 Mall Live Search
09:05 / E Premte, 16 Janar 2026 / KV

Policia me mëngjes shpërndan dhjetëra gjoba për parkim të parregullt në kryeqytet (Video)

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Trafikut në kryeqytet ka nisur që në orët e mëngjesit aksionin për ndëshkimin e kundërvajtësve në trafik, me theks të veçantë te parkimet e gabuara.

Të gjithë drejtuesit e automjeteve që parkohen në kundërshtim me rregullat dhe hasen nga patrullat e policisë do të gjobiten pa përjashtim.

Policia bën të ditur se vetëm gjatë 24-orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit, janë gjobitur 2,691 qytetarë për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Policia u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të shmangen ndëshkimet dhe të rritet siguria rrugore./IndeksOnline/