16:14 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Policia me mesazh për motoçiklistët: Vendose helmetën, shpëtoje jetën tënde

Shumica e vdekjeve të drejtuesve të motoçikletave ndodhin për shkak të lëndimeve në kokë. Kështu shkruhet në mesazhin e Policisë së Kosovës, të cilët kanë nisur një fushatë vetëdijësuese për të gjithë ngasësit e motoçikletave, duke këshilluar ata që të bartin helmeta, në mënyrë që ngasja e tyre të jetë më e sigurt, raporton IndeksOnline.

Në një fotografi të publikuar në faqen zyrtare të PK-së në Facebook theksohet se sipas një hulumtimi bartja e helmetës në mënyrën e duhur ndikon që  40 për qind të reduktohet rreziku për vdekje dhe 70 për qind redukton rrezikun për lëndime të rënda.

“Kurrë mos harro: helmeta mund të shpëtojë jetën tënde!
Vendos gjithmonë helmetën kur drejton motoçikletën!”, është mesazhi i policisë drejtuar qytetarëve.

Postimi i plotë: