75 Mall Live Search
11:11 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / k.v

Policia me njësitet e specializuara bënë sigurimin e vendit ku do të mbahet ‘parada e krenarisë’

Pjesëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTIQ+ do të marshojnë sot nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit me moton “Edhe në shtet edhe në familje”. Tubimi për ‘Paradën e Krenarisë’ është planifikuar të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, por ende nuk ka nisur.

Policia e Kosovës me njësitet e saja të specializuara, ka bërë sigurimin e vendit ku do të mbahet para e krenarisë. Aty është parë edhe njësiti K-9 (njësi me qen) teksa siguronte zonën përreth, raporton IndeksOnline.

Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedralës, dhe do të përfundojë te platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

‘Parada e Krenarisë’ do të mbahet për të gjashtën herë në Kosovë./IndeksOnline/