Policia me operacion në Pejë, konfiskohen motorë

Në komunën e Pejës, Policia e Kosovës ka realizuar një plan operativ, në vazhdën e kontrolleve bazuar në ligjin e ri për komunikacion.
Gjatë ditës së sotme është sekuestruar një numër i konsiderueshëm i motorëve, raporton Indeksonline.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se është një plan operativ rutinë.
“Po, e konfirmoj. Plani operativ është në kuadër të kontrolleve rutinë e që bazohet mbi ligjin e ri. Motorët janë konfisku sepse drejtuesit kryesisht kanë bërë vozitje të rrezikshme, nuk kanë pasur dokumente identifikuese, nuk kanë pasur helmetë, s’kanë pasur regjistrim të mjetit, e kështu me radhë” ka thënë Gashi për Indeksonline.
