12:54 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia merr masa për ata që nuk ndalen në dritën e kuqe në semafor

Policia e Kosovës po vazhdon me marrjen e masave në mënyrë që të këtë një siguri në trafik rrugor si dhe uljen e aksidenteve të cilat shpesh po janë fatale.

Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, në fokus janë kundërvajtësit të cilët nuk ndalen në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor, transmeton Indeksonline.

Policia ka bërë të ditur se mosndalja në dritën e kuqe në semafor do të këtë këto masa kundërvajtëse: 150 euro gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit motorik, si dhe tri pikë negative./Indeksonline/