Policia mobilizohet për tubimin e LVV-së në shesh

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë bërë gati për tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje i cili do të nis në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Disa automjete të Policisë, të mbushura me pjesëtarë të Njësisë Speciale, janë në gjendje gatishmëri për të reaguar në rast nevoje.

Ato janë parë të parkuara prapa objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/