Policia ndal një “BMW” në Dragodan, detaje se çka u gjet brenda

Sot në mbrëmje rreth orës 19:30 në lagjen “Dragodan” të Prishtinës, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë e tipit “BMW”.
Burime të Indeksonline tregojnë që në veturë ishin dy persona A.R. dhe O.R. (proceduar me një rast tjetër për posedim te paautorizuar të armës).
Personit të parë i është gjetur një sasi prej 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e cila i është konfiskuar nga forenzika.
Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti për veprën “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike” dhe procedohet në mënyrë të rregullt kurse i dyshuari është liruar./Indeksonline/