10:52 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Policia ndaloi 55 persona se nuk respektuan masat e ndërmarra për COVID-19, 39 prej tyre ishin nga Prizreni

43 raste janë shënuar në orët e fundit ku qytetarët e Kosovës nuk respektuan vendimet e marra nga Qeveria, lidhur me pandeminë COVID-19.

Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se brenda 24 orëve lidhur me këtë u ndaluan 55 persona.

13 prej tyre ishin në Prishtinë, 39 në Prizren, një në Ferizaj, një tjetër në Pejë dhe një në Mitrovicën jugore, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që deri më 4 maj në vend vazhdojnë të jenë masat e vendosura nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë, në mënyrë që virusi COVID-19 të parandalohet dhe pasojat të jenë më të pakta./Indeksonline/