Policia ndalon automjetin në Drenas, gjen armë e fishekë

Dy armë gjuetie dhe 12 copë fishek janë konfiskuar të dielën rreth orës 10 e 30 minuta në Drenas.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi i është hapur rasti për armëmbajtje ilegale.
“Gjatë kontrollit në automjetin kombi të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie me dymbëdhjetë (12) fishekë te kal.12 mm. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.