75 Mall Live Search
10:59 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / k.v

Policia ndalon BMW-në në Milloshevë, gjendet arma me tetë copë fishekë

Në kuadër të veprimtarisë operative që po kryen policia e rajonit të Prishtinës me qëllim përmbushjen e misionit për garantimin e rendit e të sigurisë publike dje rreth orës 22:30, në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ka ndaluar veturën BMW me targë të huaj.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast nën sediljet e shoferit ka arritur që të gjente dhe të sekuestronte:

Një (1) revole të tipit ZASTAVA, kalibër 9 mm
Tetë (8) copë fishekë, kalibër 9 mm,
Një (1) karikator, si edhe
Një (1) shkop druri

I dyshuari; H. A, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit ai është proceduar më tej.

Personat e tjerë që ishin prezent në veturë janë intervistuar në cilësinë e rekomanduar nga Prokurori i Shtetit.