Policia ndalon në Trudë një kamion me materie të rrezikshme, ishte pa përcjellje policore

Policia e Kosovës ka ndaluar mesditën e sotme një kamion në dalje të Trudës, rruga Prishtinë-Podujevë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kamioni po qarkullonte me materie të rrezikshme, pa përcjellje policore.
Policia e ka ndaluar kamionin dhe po bëhen kontrollat e nevojshme bashkë me Doganën e Kosovës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se brenda kamionit ka fishekzjarre të ndryshme, të cilat llogariten si mjetet shpërthyese dhe nuk transportohen pa përcjellje policore./Indeksonline/