Policia ndalon një 23 vjeçar në Gjakovë, në veturë i gjen drogë

Sot rreth orës 00 e 30 minuta, policia e Gjakovës ka ndaluar një automjet “Golf IV” në rrugën “Adem Jashari”, ku brenda saj është gjetur një sasi e drogës.
I dyshuar është personi me inicialet Z.R., (1998), transmeton IndeksOnline.
Në cilësinë e provës materiale janë konfiskuar dëshmitë si në vijim: Dy qese të mbushura me substancë në formë bari, ngjyrë e gjelbër, e dyshuar për narkotik të llojit Mariuhanë me peshë rreth 4 gram, dhe disa qese të zbrazëta.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit kujdestar, pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullte gjyqësore.
Rasti vazhdon të hetohet nga Drejtoria për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve– Gjakovë./IndeksOnline/