09:30 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Policia ndalon një BMW në Prishtinë, gjenë një revole dhe 16 copa fishekë

Dje rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të tipit “BMW”, dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjente dhe të sekuestronte, një revole dhe 16 copë fishekë.

I dyshuari M.P. është shoqëruar për në stacionin policor, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 15 dhjetor  2020 – Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë, ka organizuar punën e saj në drejtim të gjetjes së armëve të poseduara pa autorizim.

Në kontekstin e kësaj, dje rreth orës 18:00, në hyrje të Prishtinës, ka ndaluar një veturë “BMW” me targa Kosove dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjente dhe sekuestronte:

·     Një (1) revole të tipit HS/9, kalibri 9  mm, si edhe

·     Gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishekë, kalibri 9 mm,

I dyshuari;

§  M. P, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit ai është proceduar më tej.