13:22 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

Policia ndalon një motoçiklist, tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një motoçiklist të dielën, pasi që ai kishte tentuar ta kalonte ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 12:00.

“Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar një motoçiklist pasi që ai ka tentuar që përmes rrugëve ilegale ta kalonte kufirin Shqipëri- Kosovë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.