10:14 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / k.v

Policia ndalon një person në Prishtinë, posedonte drogë

Është raportuar se gjatë kontrollit në trup te një i dyshuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të drogës.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt./IndeksOnline/