Policia ndalon një të infektuar me koronavirusin, në Vushtrri

Policia e Kosovës e ka ndalur një person në Vushtrri i infektuar me COVID-19, pasi ai ka shkelur rregullin e vetizolimit.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Hamit Zuqaku”, në orën 17:22.
“Njësiti policor ka takuar në rrugë të dyshuarin mashkull, cili nuk ka respektuar vetizolimin pasi ai ishte pozitiv me Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Momentalisht, Vushtrria është komuna me numrin më të madh të rasteve aktive me koronavirusin, me gjithsej 121 sish.