Policia ndalon një veturë në Bresje, i gjen pistoletë

Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnate në pikën e kontrollit në Bresje ka ndaluar një veturë në të cilën ka gjetur një pistoletë të kalibrit 9.mm tipi “baredda”, si dhe 73 fishek me gas.
“Indeksonline”, mëson se vetura po drejtohej nga G.G i ditëlindjes 1993.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedur të rregullte, ndërsa rasti të inicohet “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.