11:26 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Policia ndalon një veturë në Prishtinë, pasagjerët nuk bartin maskën

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndaluar një veturë në semaforat tek Katedralja “Nëna Terezë”.

Në një video që ka dërguar një lexues në adresë të IndeksOnline shihet se një pjesëtar i Policisë kishte ndaluar një grua e cila ishte në veturë pa bartur maskë.

Ambasada e Amerikës një ditë më parë ka publikuar disa informata se kur duhet të bartin maskë qytetarët.

Sipas tyre, bartja e maskës nuk është e obligueshme në shtëpi dhe duke vozitur me personat që jetojnë në shtëpi tuaj./IndeksOnline/