75 Mall Live Search
14:20 / E Martë, 20 Maj 2025 / Z S

Policia ndalon për kontroll një qytetar, i sekuestrohen një armë zjarri dhe 12 fishekë

Gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, kanë ndaluar një person të dyshimtë.

Gjatë kontrollit trupor te personi E. TH, 24 vjeç është gjetur një armë zjarri. Edhe pse i dyshuari posedonte leje për armë shenjëtarie, ai e kishte me vete në mënyrë të kundërligjshme.

Lidhur me këtë prokurori i shtetit ka autorizuar inicimin e rastit penal për “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Nga i dyshuari janë sekuestruar: Një armë zjarri dhe 12 fishekë.

Rasti është nën hetime dhe do të procedohet në procedurë të rregullt./Indeksonline./