23:37 / E Premte, 20 Maj 2022 / MSH

Policia ndalon serbin që kishte mijëra euro e dinarë të padeklaruar

Policia kufitare ka ndaluar sot pranë Jarinjës një veturë të dyshuar, të cilën po e drejtonte një shtetas i Serbisë.

Policia ka realizuar kontrolle në këtë veturë, ku ka gjetur 12 mijë e 665 euro dhe 363 mijë e 80 dinarë.

Sipas policisë, të hollat ishin të padeklaruara.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me paratë i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme” thuhet në njoftim të policisë.