Policia ndalon të dyshuarin në Prishtinë, posedonte një qese me drogë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, policia ka ndaluar një person të dyshuar, B.G., (1993) tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar një qese e cila dyshohet se është me substancë narkotike, shkruan IndeksOnline.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësua rastin “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrpe ose analoge” dhe ka udhëzuar që rasti të shkojë në Gjykatë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/