Policia ndalon veturën e cila po lëvizte me shpejtësi, shoferi dënohet me 300 euro

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Gjërgjicë të Drenasit, policia ka ndaluar një veturë ku shoferi i saj ishte duke drejtuar mjetin me 135km/h.
Ai është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
