20:59 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

Policia ndalon veturën e Lulzim Hetemit, ishte me rrotacion të ndezur

Policia e Kosovës sot ka ndaluar veturën e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, pasi e njëjta kishte ndezur rrotacionin dhe dyshohej se brenda saj nuk ishte kryetari Lulzim Hetemi.

Burimet e IndeksOnline kanë mesuar se në veturë brenda ndodhej Drejtori i Financave dhe Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Leposaviqit, dhe jo kryetari Hetemi.

Policia ka vepruar konform ligjit të trafikut dhe ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj shoferit për ndezjen e rrotacionit të veturës zyrtare./IndeksOnline/