75 Mall Live Search
13:37 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / k.v

Policia ndalon veturën me drita rotative në autostradë (Video)

Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin i cili drejtonte mjetin duke përdor sinjale me drita rotative të vendosura para në veturë.

Të njëjtit i janë konfiskuar pajisjet (dritat rotative) si dhe është gjobitur me 500€.

Policia thotw se do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor./IndeksOnline/