18:10 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia parkon veturën në trotuar!

Shpesh herë vozitësit shkelin rregullat e komunikacionit. Por kjo gjë bëhet edhe më e pakuptimtë kur vozitësit janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Së fundi një patrullë policore është parkuar pikërisht në trotuar, aty ku e gjithë hapësira u takon këmbësorëve.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa fotografi ku vetura e policisë shihet e ndaluar saktësisht përballë Gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog./Indeksonline/