75 Mall Live Search
15:52 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / k.v

Policia ndalon veturën, shoferit i merret leja dhe gjobitet me 300 euro

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, në Gjergjicë të Drenasit, policia ka ndaluar shoferin duke drejtuar mjetin me 144 km/h.

Policia ka njoftuar se shoferi është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.