Policia ndalon veturën të “Qafa”, konfiskohet mariuhanë

Policia ka ndaluar të dielën mbrëma një veturë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë dhe gjatë kontrollit të saj, është gjetur dhe konfiskuar një kuti me mariuhanë, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë pasagjerë në veturën e kontrolluar dhe gjatë intervistimit ai ka pranuar se substanca narkotike është e tij.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt./IndeksOnline/