10:48 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / k.v

Policia ndalon veturën të “Rrethi i Ismetit”, gjen revole, fishekë e thikë

Njësitë policore, të “Rrethi i Ismetit” në Prishtinë, kanë ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të saj kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe shtatë fishek si dhe një thikë.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00./IndeksOnline/