Policia: Në aksident u përfshinë 9 vetura dhe 1 kamion, 3 të lënduar
Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për Indeksonline se në aksident kanë qenë të përfshira nëntë vetura dhe një kamion.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira nëntë vetura dhe një kamion”, ka deklaruar Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit deri tashti ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatese./Indeksonline/