Policia në Bërnjak kap një serb me vulë të strukturave paralele

Njësitet policore në pikën kufitare Bërnjak, gjatë kontrollit të një veture me targa të Serbisë të drejtuar nga një shtetas serb, kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele në gjuhën serbe.
Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.
“Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele në gjuhën serbe. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh.