75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / A

Policia në Bosnje bastisë shtëpinë e gazetarit Fatmir Alispahiç, dyshohet për cënim të privatësisë…

Policia e qytetit të Tuzlës në Bosnje dhe Hercegovinë që nga mëngjesi ka bastisur hapësirat që përdor gazetari Fatmir Alispahić, me urdhër të Prokurorisë, për të sekuestruar pajisjet e tij elektronike.

Alispahić dyshohet për cënim të privatësisë së fëmijës, pasi publikoi një video-intervistë me një të afërm të vajzave të mitura, viktima të një grupi kriminal që i shtynte drejt prostitucionit, transmeton Indeksonline

Rasti ka tronditur opinionin publik, pasi në të janë të përfshirë edhe policë dhe një profesor universitar, të arrestuar një muaj më parë.

SUD BiH: Fatmir Alispahić i pravosnažno oslobođen optužbi za izazivanje  mržnje | Slobodna Bosna

Të gjithë anëtarët e grupit ndodhen në paraburgim, i cili tashmë është zgjatur edhe për dy muaj. /Indeksonline/