Policia në Bosnjë bastisë shtëpinë e gazetarit Fatmir Alispahiq, dyshohet për cenim të privatësisë…
Policia e qytetit të Tuzlës në Bosnjë e Hercegovinë që nga mëngjesi ka bastisur hapësirat që përdor gazetari Fatmir Alispahiq, me urdhër të prokurorisë, për të sekuestruar pajisjet e tij elektronike.
Alispahiq dyshohet për cenim të privatësisë së fëmijës, pasi publikoi një videointervistë me një të afërm të vajzave të mitura, viktima të një grupi kriminal që i shtynte drejt prostitucionit, transmeton Indeksonline
Rasti ka tronditur opinionin publik, pasi në të janë të përfshirë edhe policë dhe një profesor universitar, të arrestuar një muaj më parë.

Të gjithë anëtarët e grupit ndodhen në paraburgim, i cili tashmë është zgjatur edhe për dy muaj. /Indeksonline/

