09:59 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia në Dabishevc konfiskon armë dhe municion

Në fshatin Dabishevc, të Prishtinës dje gjatë kontrolli policia ka ndaluar veturën që e drejtonte një i dyshuar i cili me vete e kishte pasur një armë me tytë të gjatë M-48 dhe 20 fishekë. Arma është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në një tjetër rast po në të njëjtin fashat rreth 14:30, në një pikë kontrolli policia ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte një person i cili me vete e kishte pasur  një armë më tytë të gjatë të llojit AK-47, 6 fishekë si dhe një thikë. Arma është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu policia rrethores 14:30 në këtë fshat gjatë një pikë kontrolli policia ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte një i dyshuar i cili me vete e kishte pasur një armë gjysmë automatike me tytë gjatë dhe 18 fishekë. Arma është konfiskuar  ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedure të rregullt. /Indeksonline/